Faqja Kryesore   Rreth KOOP KEMISHTAJ   Oferta Jone   Na Kontaktoni
 

Koop- Kemishtaj u krijua më 3 shtator 2009 mbi bazën e riorganizmit të Federatës së Fermerëve të Myzeqesë e krijuar qysh bë vitin 2004 me mbështetje të një projekti të Kooperimit Spanjoll. Gjatë vitit 2009 e në vazhdim Koop- Këmishtaj mbështetet nga Qëndra Suedeze e Kooperativave me implementues në Shqipëri Shoqatën e Bujqësisë Organike.

Koop- Këmishtaj ka si nismëtar vetëm 15 antarë, por aktualisht operon me mbi 100 fermere në Këmishtaj dhe disa fshatra për rreth saj. Tërësia e aktivitetit të saj përfshin 50 ha sera diellore dhe 70 ha fushë e hapur. Gjatë vitit 2009 Koop-Këmishtaj tregtoi 850 ton perime, nga të cilat 200 ton për eksport në Maqedoni, Bullgari, Serbi.


Produkti kryesor është domatja e serës në periudhën  Prill – Janar. Gjithashtu me rëndësi janë dhe produktet e tjera si trangulli, speci, patllixhani, pjepri, bamja, kungulli etj. Disa lloje frutash si, rrush, molle, limon, hurma etj, gjithashtu rriten në territorin ku operon Kooperativa.

    Lajme te shpejta...